...
Vende Unike
Vende unike piktoreske të Përmetit
  • Lugina e Vjosës- Lugina e Vjosës ofron pamje mahnitëse në të gjithë gjatësinë e lumit Vjosa dhe është një destinacion i shkëlqyer për zhvillimin e turizmit ekologjik. Lumi buron nga malet e Pindit në Janinë të Greqisë dhe ka një gjatësi 272 km, prej të cilave 80 km në territorin e Greqisë, dhe 192 km brenda territorit të Shqipërisë. Lumi krijon spektakle natyrore mbresëlënëse, ofron mundësi për aktivitete të shumëllojshme si sportet ujore dhe habitate tërheqëse për shumë zogj shtegtarë.
  • Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës- I njohur edhe si mushkëritë natyrale të jugut të Shqipërisë, Parku Kombëtar i Bredhit të Hotovës, i cili ka një sipërfaqe prej 1400 hektarësh, është një nga vendet më piktoreske në vend dhe ka gjithmonë diçka për t'u ofruar vizitorëve gjatë gjithë vitit.
  • Ujëvara e Sopotit- E gjendur mes një peizazhi piktoresk, Ujëvara e Sopotit është një nga vendet më të vizituara në rrethin e Përmetit. Mund të arrihet përmes një shtegu të butë dhe të këndshëm ecjeje me pamje nga peizazhi i mrekullueshëm i malit të Nemërçkës dhe zonave të tij akullnajore.
  • Ujërat Termale të Bënjës- Burimet e këtyre banjave termale janë me natyrë sulfurore dhe burojnë nga çarje të thella tektonike në të dy anët e Kanionit të Lengaricës. Ka gjashtë banja termale natyrale dhe secili burim ka veti të ndryshme terapeutike për trajtimin e sëmundjeve të lëkurës, stomakut, veshkave dhe reumatizmës.
  • Ura e Katiut- Ura piktoreske otomane e Katiut, e ndërtuar gjatë periudhës mesjetare, është e rrethuar nga burime termale natyrore. Ia vlen përpjekja për të ecur drejt këtij Monumenti Kulturor, ku mund të shkrepni fotografi  të jashtëzakonshme të lumit gjarpërues dhe peizazhit rural.
  • Guri i Qytetit- I konsideruar si një Monument Kulture dhe Natyre, Guri i Qytetit është shpërblimi për ata aventurierë që arrijnë të ngjiten deri në majë. Nga këtu mund të shihni një panoramë mahnitëse të qytetit dhe lumit Vjosa.
  • Teqeja e Frashërit- E ndërtuar në vitin 1815, Teqeja e Frashërit është një Monument Kulture i Kategorisë së Parë. Me interes për vizitorët, kjo teqe mbart shumë histori dhe legjenda magjepsëse që lidhen me themeluesin e saj, të cilat janë përhapur gjerësisht në traditën gojore të Dangëllisë. Në këtë teqe kryhen ritet fetare nga besimtarët bektashinj të Dangëllisë.
  • Kanioni i Lengaricës- Ura e Katiut, një ndërtim i shekullit të18-të, i epokës otomane, shënon fillimin e kanionit të Lengaricës. Një kanion i mrekullueshëm pesë kilometra, ku aventurierët hasen me një rrugëtim spektakolar përgjatë brigjeve të lumit të pastër kristal, duke kaluar mes shkëmbinjve deri në 150 metra lartësi. Ky rrugëtim që vazhdon përgjatë lumit të drejton në shpatet e thepisura të kanionit. I përzgjedhur si një nga kanionet më piktoreske në Shqipëri, është perfekt për kajak. Vizitorët duhet të tregohen vigjilent për shpellat me mbetje parahistorike që mund të shihen përgjatë rrugës së kanionit.
Shiko gjithashtu

Bashkëpunëtorët tanë