...
Evente
wonder of taste5.jpg
The Wonder of Taste

"THE WONDER OF TASTE" është një event një ditor i cili zhvillohet me 26 Gusht 2023, në qytetin e Përmetit, i cili sjell shef kuzhine të huaj dhe vendas, së bashku duke respektuar kulturën dhe traditën, e duke forcuar kuzhinën vendase në një mënyrë unike. Turizmi kulinar prezanton një nga segmentet më dinamike të turizmit të kuzhinës dhe gastronomisë dhe mbart të gjitha vlerat tradicionale duke i modifikuar ato me trendet e reja të turizmit sic janë: - respekti për kulturën dhe traditën - një jetesë e shëndetshme - vërtetësia (veçantia) (autenticiteti) - qëndrueshmëria - eksperienca

Më shumë

Reposta_292982261_775091303850198_2850290920089125542_nwebp-3.png
Nona, Festa e Gjysheve

Një event unik treditor që bashkon të gjithë njerëzit, përcjell traditën dhe e kthen parkun qendror, gjatë fundjavës në një shtëpi të madhe ku duket si shtëpia e gjyshes së të gjithëve. Meqenëse në thelb ka të bëjë me gjyshet që ndajnë gatimet e recetat e tyre, të gjithë mblidhen për të ngrënë nga duart e gjyshes, për të kaluar kohë me njëri-tjetrin e jo vetëm. Nona Day synon të bashkojë brezat në vend të hendekut në rritje midis të moshuarve dhe të rinjve në këto kohë ku jeta është edhe më e shfrenuar dhe e shpejtë.

Më shumë

permetiukur.jpg
Muzikë & Poezi nën Yje

“Përmeti”, shkruan Edith Durham, “me qeparisët e lashtë, lisat e purpurt, gjelbërimin pranveror dhe njerëzit e mrekullueshëm, më duket një nga vendet më të bukura në botë.” Përmeti është djepi i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, vendi i heronjve dhe luftëtarëve të famshëm, artistëve, shkrimtarëve dhe studiuesve.

Më shumë

permeti.jpg
Aventura e Fundit në Evropë

Emri i eventit është vetë përshkrimi dhe premtimi për një aktivitet të veçantë, një aventurë që thjesht nuk mund të përjetohet diku tjetër. Përmet Outdoor Festival është një event 3-4 ditor, i cili fokusohet te sportet në natyrë dhe aktivitetet për sportistët amatorë por edhe profesionistë.

Më shumë

illyrianrace~p~CfZPHcRt__I~1.jpg
Illyrian Race

Illyrian Race është një garë me kohë dhe distancë standarde që karakterizohet nga pengesa natyrore dhe të krijuara nga njeriu posaçërisht për të testuar përshtatshmërinë mendje-trup. Garat do t'ju bëjnë të ngjiteni, të zvarriteni, të rrotulloheni, të vraponi, të balanconi, të kërceni etj. Pengesat janë krijuar për të testuar mendjen si dhe trupin. Secila prej tyre është projektuar për të ofruar sfidë e argëtim pa kompromentuar sigurinë e pjesëmarrësve.

Më shumë

Kisha_e_Shën_Premtes,_Përmet_01.jpg
Festivali i Shën Pandelimonit

Festivali i Shën Pandelimonit zhvillohet çdo vit më 26 korrik. Kjo festë organizohet nga komuniteti ortodoks në fshatin Kanikol. Në festë marrin pjesë banorë të zonës së Çarshovës dhe Petranit, ortodoksë, muslimanë e bektashi. Festa shoqërohet me rite fetare, këngë, valle, bankete me gatime tradicionale.

Më shumë

Bashkëpunëtorët tanë