...
Event
Illyrian Race
25 Qer - 26 Qer

Illyrian Race është një garë me kohë dhe distancë standarde që karakterizohet nga pengesa natyrore dhe të krijuara nga njeriu posaçërisht për të testuar përshtatshmërinë mendje-trup. Garat do t'ju bëjnë të ngjiteni, të zvarriteni, të rrotulloheni, të vraponi, të balanconi, të kërceni etj. Pengesat janë krijuar për të testuar mendjen si dhe trupin. Secila prej tyre është projektuar për të ofruar sfidë e argëtim pa kompromentuar sigurinë e pjesëmarrësve.

Të gjitha garat përfshijnë të paktën këto pengesa: Kërcim mbi zjarr, Ngjitje me litar, Mbajtja e trungjeve të mëdha, Ngjitje në sipërfaqe të rrëshqitshme, Hedhja me shtizë, Vrapimi nëpër goma, Ngjitje në mur , Tërheqje traktori, Përshkimi i zonës me baltë etj

Ne premtojmë një aventurë emocionuese, argëtuese, por edhe me pluhur e baltë që do t'ju japë juve dhe miqve tuaj një ndjesi adrenaline për ditë, javë, madje edhe vite.
Programi 
25 Qershor – Qendra e Përmetit
⦁ 12:00 – 19:00 - kontrolli përfundimtar (të gjithë atletët duhet të pajisen me një numër)
⦁ 19:00- 20:00 – Fjala e hapjes, Përshkrimi i garës
⦁ 20:00-21:00 – Pije falas dhe pasta
⦁ 21:00-23:00 – Muzikë DJ26 Qershor 2022 – Eko Camping Kerpudha 2 (10 min larg nga Qendra e Përmetit)
⦁ 08:30 – hapja e eventit
⦁ 09:00 - fillimi i garës
⦁ 12:30 – çmimet e fituesveSHËNIM- hapja e garës mund të ndryshojë për shkak të kushteve të motit (më herët se 8:30)


Ky event organizohet me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit nëpërmjet PIUTD në partneritet me Bashkinë Përmet dhe Trail Running Albania. Ky projekt është pjesë e Integrated Urban and Touristic Development (PIUTD) - Development of the Touristic Product in Përmet. Për më shumë info na kontaktoni në info@trailrunningalbania.com

Shiko gjithashtu
illyrianrace~p~CfZPHcRt__I~1.jpg
Illyrian Race

Illyrian Race është një garë me kohë dhe distancë standarde që karakterizohet nga pengesa natyrore dhe të krijuara nga njeriu posaçërisht për të testuar përshtatshmërinë mendje-trup. Garat do t'ju bëjnë të ngjiteni, të zvarriteni, të rrotulloheni, të vraponi, të balanconi, të kërceni etj. Pengesat janë krijuar për të testuar mendjen si dhe trupin. Secila prej tyre është projektuar për të ofruar sfidë e argëtim pa kompromentuar sigurinë e pjesëmarrësve.

View more

Bashkëpunëtorët tanë