Qyteti më i gjelbër dhe më i pastër në Shqipëri, Përmeti, përshkohet nga një energji pozitive që ndihet në ajër. "Qyteti i Trëndafilave" ​​siç njihet ndryshe është i rrethuar nga malet, lumenjtë dhe peizazhet mahnitëse përgjatë Vjosës. I njohur për muzikën popullore, recetat e shijshme veçanërisht glikoja e historinë e pasur, të vizitosh Përmetin është si të udhëtosh përmes mrekullive të natyrës

Evente

Nona, Festa e Gjysheve

Një event unik treditor që bashkon të gjithë njerëzit, përcjell traditën dhe e kthen parkun qendror, gjatë fundjavës në një shtëpi të madhe ku duket si shtëpia e gjyshes së të gjithëve. Meqenëse në thelb ka të bëjë me gjyshet që ndajnë gatimet e recetat e tyre, të gjithë mblidhen për të ngrënë nga duart e gjyshes, për të kaluar kohë me njëri-tjetrin e jo vetëm. Nona Day synon të bashkojë brezat në vend të hendekut në rritje midis të moshuarve dhe të rinjve në këto kohë ku jeta është edhe më e shfrenuar dhe e shpejtë.

Më shumë

Festa e Shën Mërisë së Bënjës

Festa fetare e Shën Mërisë së Bënjës festohet në fshatin Bënjë më 12 nëntor. Në këtë festë marrin pjesë banorët ortodoksë nga zonat e Çarshovës, Petranit, Piskovës dhe Përmetit. E veçanta e kësaj feste religjoze është se i gjithë populli mblidhet në mesnatë në kishën e fshatit Bënjë, ku sipas një gojëdhëne dëgjohet një zhurmë kërcitjeje që vjen nga prania e diçkaje të “padukshme”.

Më shumë

Rreth e Rrotull Përmetit
Rrëfime

Bashkëpunëtorët tanë