Qyteti më i gjelbër dhe më i pastër në Shqipëri, Përmeti, përshkohet nga një energji pozitive që ndihet në ajër. "Qyteti i Trëndafilave" ​​siç njihet ndryshe është i rrethuar nga malet, lumenjtë dhe peizazhet mahnitëse përgjatë Vjosës. I njohur për muzikën popullore, recetat e shijshme veçanërisht glikoja e historinë e pasur, të vizitosh Përmetin është si të udhëtosh përmes mrekullive të natyrës

Evente

Muzikë & Poezi nën Yje

“Përmeti”, shkruan Edith Durham, “me qeparisët e lashtë, lisat e purpurt, gjelbërimin pranveror dhe njerëzit e mrekullueshëm, më duket një nga vendet më të bukura në botë.” Përmeti është djepi i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, vendi i heronjve dhe luftëtarëve të famshëm, artistëve, shkrimtarëve dhe studiuesve.

Më shumë

Festa e Shën Mërisë së Bënjës

Festa fetare e Shën Mërisë së Bënjës festohet në fshatin Bënjë më 12 nëntor. Në këtë festë marrin pjesë banorët ortodoksë nga zonat e Çarshovës, Petranit, Piskovës dhe Përmetit. E veçanta e kësaj feste religjoze është se i gjithë populli mblidhet në mesnatë në kishën e fshatit Bënjë, ku sipas një gojëdhëne dëgjohet një zhurmë kërcitjeje që vjen nga prania e diçkaje të “padukshme”.

Më shumë

Rreth e Rrotull Përmetit
Rrëfime

Bashkëpunëtorët tanë