...
Vende Unike
Kanioni i Lengaricës

Me një gjatësi prej 5 kilometrash dhe një lartësi deri në 150 metra, kanioni i Lengaricës ofron një rrugëtim spektakolar midis shkëmbinjve që janë krijuar prej miliona vitesh. Udhëtimi fillon prej urës otomane të shekullit XVIII, e njohur si Ura e Katiut dhe vazhdon përgjatë lumit që të drejton tek shpatet e thepisura të kanionit. Këtu mund të bëni kajak, në atë që konsiderohet si kanioni më piktoresk i Shqipërisë.

Përgjatë Kanionit do të keni mundësinë të shihni disa shpella ku spikat ajo e Pëllumbave. Një shpellë 160 metra e gjatë dhe 3 metra e lartë që mbart vlera të paçmueshme falë mbetjeve të gjetura që i përkasin periudhës neolitike. Atmosfera e krijuar nga lumi gurgullues, gurët e bardhë, ujërat termale që burojnë rrëzë shpellave dhe bimët që kacavirren nëpër shpate është tejet mbresëlënëse dhe do t'ju bëjë të doni ta zgjasni sa më shumë qëndrimin në këtë vend.

Bashkëpunëtorët tanë