...
Rreth e Rrotull Përmetit
Rreth e Rrotull

Përmeti është padyshim një qytet i bukur që të përcjell energji pozitive dhe mënyra më 'miqësore me mjedisin' për të lëvizur rreth e rrotull Përmetit është, sigurisht, në këmbë. Duke shëtitur në këmbë do të keni gjithashtu mundësinë të shijoni peizazhet dhe energjinë e qytetit të trëndafilave, sepse shumë prej atraksioneve të njohura gjenden jo shumë larg qendrës. Për një qytet relativisht të vogël, ka kaq shumë për të parë dhe bërë, ndaj ju rekomandojmë të merrni me vete një palë këpucë të rehatshme në këtë udhëtim dhe të shijoni çdo vend të Përmetit.

Autobusët e Përmetit

Shërbimi i autobusëve funksionon rregullisht çdo ditë. Turistët mund të udhëtojnë me minibusë duke filluar nga ora 08:00 deri në mesditë për në Banjat Termale të Benjës dhe të kthehen sërish në qytet me këta minibusë deri në orën 16:00. Pranë bulevardit 'Kongresi i Përmetit' ka gjithashtu dy parkingje për autobusët.

Taksi

Taksitë janë një mënyrë e rehatshme transporti dhe veçanërisht e dobishme nëse dëshironi të shkoni në vende të paarritshme me autobus ose në këmbë. Në hyrje të urës së qytetit, do të gjeni një stacion taksish. Këto të fundit janë relativisht të lira, por për të patur një ide të përafërt të çmimit, fliteni më parë me shoferin.

Shiko gjithashtu

Bashkëpunëtorët tanë