...
Të paharrueshme
Monumente
Objekte Kulti
Art & Muzikë
Arte Vizuale
Arti dhe Kultura

Përmeti, një qytet i pasur në bukuri natyrore e jo vetëm, ndodhet në pjesën juglindore të Shqipërisë. Është i njohur për monumentet e tij kulturore, vendet arkeologjike, figurat historike, muzikën popullore dhe kultivimin e trëndafilave. Këtu, besime të ndryshme kanë bashkëjetuar në paqe për shekuj me radhë dhe qyteti bashkë me rrethinat e tij zotërojnë disa nga objektet fetare më të bukura të vendit, të cilat mbartin vlera të paçmueshme kulturore dhe historike. Kisha e Shën Kollit, Kisha e Shën Marisë, Kisha e Shën e Prëmtes, Teqeja e Baba Aliut, Teqeja e Frashërit janë të gjitha shembuj të tolerancës fetare. Përmeti është gjithashtu një vend i rëndësishëm për të mësuar mbi historinë e Shqipërisë. Ky qytet është padyshim vatra kryesore e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, lëvizjes politike, shoqërore e kulturore për çlirimin e vendit nga pushtimet e huaja, bashkimin e trojeve shqiptare dhe zhvillimin e arsimit dhe kulturës vendase. Kontributet kulturore dhe veprimtaria e tre vëllezërve Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri, të lindur në fshatin Frashër të Përmetit, janë padyshim disa nga më të vlefshmet dhe më të rëndësishmet gjatë kësaj lëvizjeje, që filloi në mesin e shekullit XIX deri në vitin 1912. Të vizitosh Përmetin është një zhytje mbresëlënëse në natyrë, art dhe kulturë.

  • Kisha e Shën e Prëmtes- Një objekt kulti e adhurimi tërheqës, Monument Kulture i Kategorisë së Parë ndërtuar në vitin 1776. Kisha e Shën e Prëmtes ndodhet në qytetin e Përmetit dhe i ka mbijetuar një vale shkatërrimi mbarëkombëtar gjatë komunizmit.
  • Teqeja e Baba Aliut- Ky vend kulti për besimtarët bektashinj ndodhet në një kodër të bukur. Prej kësaj pike dominuese, vizitorët mund të shpërblehen me pamje mbresëlënëse të Luginës së Vjosës. E themeluar në shekullin e 18-të, kjo teqe u dogj në vitin 1870 nga turqit dhe në vitin 1914 nga grekët. Teqeja, një nga më të vizituarat në Shqipëri, është rikonstruktuar nga ndihmat e besimtarëve kryesisht bektashinj, por jo vetëm.
  • Shtëpia e tre vëllezërve Frashëri- Abdyl, Sami dhe Naim Frashërit, në fshatin Frashër të Përmetit, u rrënua në vitin 1892 dhe më 16 qershor 1974 u ringrit mbi themele, shtëpia muze kushtuar vëllezërve Frashëri. Kontributet e këtyre tre vëllezërve janë padyshim më të vlefshmet dhe më të rëndësishmet gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
  • Kisha e Shën Mërisë- Ky vend kulti daton prej shekullit të e 18-të dhe është një Monument Kulture i Kategorisë së Parë. Kisha ka një sipërfaqe prej 345 m² me lartësi 10 metra dhe ndodhet në fshatin Leusë, 2 kilometra larg Përmetit.
Shiko gjithashtu

Bashkëpunëtorët tanë