...
Ushqime Tradicionale
Ushqime Dhe Pije
...
GLIKO

Glikoja është padyshim ëmbëlsira e preferuar e të gjithëve në Përmet. Jo thjesht një ëmbëlsirë e sherbetosur, por një traditë e rëndësishme e kulinarisë ... më shumë shqiptare që ka si përbërës kryesor fruta e perime të ndryshme si gliko arre e cila bëhet me arra të papjekura ende në lëvozhgën e tyre të gjelbër, patëllxhan, fiq të egër, kumbulla dhe kajsi. Mënyra e përgatitjes varet nga lloji i glikosë, por thelbësore është përzgjedhja e kujdesshme e frutave, të cilat më pas lihen të zhytyra në një përzierje me ujë të ftohtë dhe gëlqere për t'u ngurtësuar. Frutat përzihen me sheqer dhe zihen për një orë. Limoni shtohet në momente të ndryshme kohore për të ruajtur ngjyrën e artë të frutave a perimeve. Kur fruti ka përthithur shurupin, glikoja ftohet dhe ruhet në kavanoza qelqi. Tradicionalisht shërbehet në festa familjare ose për të pritur mysafirë.

...
Gjellë shqeto

Gratë përmetare janë të njohura për ruajtjen e traditave të kuzhinës së zonës, duke përfshirë glikotë, pjatat e shijshme dhe byrekët me mbushje ... më shumë të ndryshme. Një nga recetat më të shijshme është ajo e gjellës shqeto: një supë e lehtë kremoze, ideale për drekë. Përbërës kryesor ka mishin e qengjit dhe tradicionalisht shërbehet si pjatë e parë në dasma apo ceremoni mortore. Kjo supë shoqërohet mjaft mirë me sallatë të freskët dhe bukë të thekur.

...
Pulë me thërrime, njohur si 'drudhe'

Kjo supë tradicionale me bazë mishin e pulës dhe thërrimet e bëra me dorë është një nga recetat më të shijshme që mund të provoni në Përmet. ... më shumëNdonëse në zona të ndryshme njihet me emra të tjerë si: Thërrime, Rroshnica apo “dromka”, përbërësit janë të njëjtë. “Brumi i thërrimeve” mund të përgatitet me vetëm dy përbërës kryesorë: miellin dhe të verdhat e vezëve. Për të përgatitur këtë pjatë nevojitet pulë e freskët, gjalpë, lëng limoni, hudhër, kripë dhe piper. Supa kremoze, e thjeshtë dhe e shijshme shërbehet e ngrohtë dhe është e përkryer për ditët e ftohta për të forcuar sistemin tuaj imunitar. Shoqërohet shumë mirë me sallatë, ullinj, salcë kosi, apo edhe turshi.

...
Reshedi

Reshedia është një ëmbëlsirë tipike tradicionale e zonës së Përmetit. Edhe pse duket e thjeshtë, përgatitja kërkon durim dhe shumë praktikë... më shumë, për ta arritur recetën e zonjave nikoqire përmetare. Përbërësit e thjeshtë përfshijnë niseshtenë, vaj ose gjalpë dhe pak qumësht. Një copë reshedi me siguri që do të rriste pak nivelet e sheqerit në gjak, por përpara kënaqësisë së qiellzës, ia vleni ta provoni.

Shiko gjithashtu

Bashkëpunëtorët tanë