...
Si të mbërrini në Përmet
Si të mbërrini në Përmet

Qyteti i vogël i Përmetit ndodhet në juglindje të Shqipërisë, pranë dy pikave të kalimit kufitar grek, Kakavisë dhe Merzanit. Ndodhet 70 km larg qytetit historik të Gjirokastrës dhe 245 km larg nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Përmeti është i aksesueshëm nga autostrada dhe ajri përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës "Nënë Tereza".

Mbërritja në Përmet në rrugë ajrore

Qyteti i Përmetit është i aksesueshëm nga ajri përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës "Nënë Tereza". Distanca nga kryeqyteti dhe qytetit të Përmetit është 238 km. Nga Tirana në Përmet mund të udhëtoni më pas në rrugë tokësore me makinë, autobus ose taksi. Nëse udhëtoni me një makinë do t'ju duhen rreth 3 orë e 30 minuta, ndërsa udhëtimi me autobus zgjat rreth 5 orë duke përfshirë ndalesat, ose pak më gjatë nëse ka trafik.

Mbërritja në Përmet në rrugë tokësore

Për të mbërritur në qytetin e Përmetit në rrugë tokësore ka disa itinerare. Duke u nisur nga kryeqyteti ndiqet autostrada e jugut. Pas kalimit të Durrësit, Golemit, Rrogozhinës, Lushnjes, në Levan, duhet të dilni nga autostrada e të merrni rrugën për në Tepelenë. Itinerari përfshin kalimin e  Qesaratit, Memaliaj dhe Uji i Ftohtë (Tepelenë). Nga këtu ndiqet rruga për të shkuar në fshatin Lekël dhe me te mbërritur në afërsi të fshatit Lekël kthehemi majtas për të kaluar urën e Leklit. Gjatë udhëtimit me makinë kalohet dhe ura e Dragotit, Këlcyra, deri sa, pas përshkrimit të 245 kilimetrave mbërrini në qytetin e Përmetit. 
Itinerati tjetër përfshin udhëtimin nga qyteti i Korçes. Kjo rrugë përfshin kalimin e qytetit të Elbasanit, Librazhdit e Prrenjasit. Pas kalimit të Qafëthanës, zbresim deri në fshatin Lin, për të shkuar më pas në qytetin e Korçes. Nga këtu ndiqet rruga për Ersekë, Leskovik deri sa të mbërrini në destinacionin final, qytetin e Përmetit.  
Udhëtimi nga Tirana në Përmet me autobus është i përballueshëm dhe komod. Sipas orareve të vendosura, autobusët nisen çdo orë nga Terminali i Autobusëve Ndërqytetas të Jugut deri në orën 12:30 nga Tirana drejt Përmetit dhe tarifa është 1200 lekë për person për një drejtim të vetëm. 
Informacioni i përditësuar në muajin dhjetor 2022
Për më shumë informacione rreth orareve dhe çmimeve mund të klikoni travel.gjirafa.com

Shiko gjithashtu

Bashkëpunëtorët tanë