Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës
Konsideruar pa asnjë dyshim mushkëria natyrale e jugut të Shqipërise, Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës ka një sipërfaqe prej 1400 hektarësh dhe është një nga vendet më piktoreske të të gjithë vendit që ka shumë për të ofruar përgjatë gjithë vitit. Ai është gjithashtu një nga parqet më të mëdhenj në Ballkan me një lartësi nga 80 në 1600 metra mbi nivelin e detit, me një biodiversitet të larmishëm të pasur me florë dhe faunë. Pas mbërritjes në park, turistët mund të qëndrojnë dhe të shijojnë një piknik pranë stacionit të pyjores ose një zone magjepsëse që ndodhet pak më tej pranë një burimi uji.
Për të apasionuarit e treking është e mundur të përshkohen 5 itinerare të ndryshëm të shënuar me tabela me ngjyrë (të disponueshme dhe me harta GPS). Për më shumë informacion personeli pyjor është në dispozicion pranë stacionit të pyjores nga ku fillojnë dhe itinerarët. Në afërsi të këtij parku mund të vizitoni disa nga fshatrat karakteristike si Ogreni, Hotova, Borocka, Pagria, Kreshova dhe Sorropulli. Në fshatin Frashër, ndaloni për një vizitë në shtëpinë-muze dedikuar tre vëllezërve Frashëri, figurave më të rëndësishme të Rilindjes Shqiptare si dhe në Teqenë e Frashërit.
Shiko gjithashtu
Regjistrohu për të rejat më të fundit mbi eventet në Përmet.