
Ujërat Termale të Bënjës
Ujërat termale të Bënjës njihen dhe janë përdorur që në lashtësi. Këto burime sulfurore burojnë nga çarje të thella tektonike në të dy anët e Kanionit të Lengaricës.
Numërohen gjashtë banja termale natyrale relaksuese dhe secili burim ka veti të ndryshme terapeutike për trajtimin e sëmundjeve të lëkurës, sëmundjeve të stomakut, problemeve të veshkave dhe reumatizmës. Burimet të tipit kloro-natrium-kalcium, uji i të cilave ka një temperaturë nga 22˚C deri në 28˚ C kanalizohet në gjashtë vaska të vogla. Brenda kësaj zone ndërthuren bukuria natyrore, historia, mirëqenia dhe kultura.

Shiko gjithashtu
Regjistrohu për të rejat më të fundit mbi eventet në Përmet.