...
Vende Unike
Teqeja e Frashërit

Teqeja e Frashërit e themeluar në vitin 1815 është një Monument Kulture i Kategorisë së Parë. Teqeja ka 2 godina të veçanta bektashiane me elemente artistikë tërheqës, një portik dhe një oborr. Hajati është i shtruar me pllaka shtufi, ndërsa muret janë ngritur me gurë të gdhendur dhe relieve me motive floreale. Dyshemetë dhe tavanet janë punuar me dru, oxhaqet janë prej guri të gdhendur me kujdes dhe harqet e dritareve janë të zbukuruara. Teqeja shërbeu si seli e degës së Lidhjes së Prizrenit. Në këtë teqe, në vitin 1879, u zhvillua mbledhja e krerëve të Toskërisë për të protestuar dhe për të marrë masa kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit, që copëtoi trojet e Shqipërisë

Bashkëpunëtorët tanë