...
Planifiko turin tënd
Aventurë dhe rafting në lumin e fundit të egër në Evropë

Lumi Vjosa, me një gjatësi prej 272 kilometrash, është një nga lumenjtë e fundit të egër të mbetur në Evropë, që rrjedh totalisht i lirë, në mënyrë të natyrshme. Në disa zona, gjerësia e shtratit të lumit zgjerohet mbi 2 km, duke e shndërruar Vjosën në një ekosistem dinamik dhe habitat interesant për më shumë se 1100 specie të kategorizuara si të rralla, endemike apo edhe të rrezikuara. Kjo trashëgimi e vërtetë natyrore është e mbrojtur dhe karakterizohet nga kanione të bukur, ishuj e plazhe me guralecë të bardhë. Për të gjithë aventurierët, lugina e Vjosës ofron spektakle natyrore mbresëlënëse e mundësi për sporte ujore. Rafting dhe kajak janë aktivitet më emocionuese dhe përvoja që nuk duhet t'i humbisni.

Bashkëpunëtorët tanë