...
Planifiko turin tënd
Përshkoni në këmbë kanionin e Lengaricës, më mbresëlënësin në Shqipëri

Me një gjatësi prej 5 kilometrash dhe një lartësi deri në 150 metra, kanioni i Lengaricës, i cili njihet si kanioni më piktoresk i Shqipërisë, ofron një rrugëtim spektakolar midis shkëmbinjve, që janë krijuar prej miliona vitesh. Atmosfera e krijuar nga lumi gurgullues, gurët e bardhë, ujërat termale që burojnë rrëzë shpellave dhe bimët që kacavirren nëpër shpate është tejet mbresëlënëse dhe është një nga gjërat që nuk duhet humbur gjatë vizitës suaj në Përmet. Për më aventurierët apo sportivët, ky kanion ofron gjithashtu mundësinë e të bërit kajak.

Bashkëpunëtorët tanë