Përmeti, djepi i lëvizjes kulturore gjatë Rilindjes Kombëtare
Veç natyrës, objekteve të kultit, kulinarisë, Përmeti është gjithashtu një destinacion i rëndësishëm për të mësuar mbi historinë e Shqipërisë. Ky qytet është padyshim djepi i lëvizjes kulturore, shoqërore e politike gjatë Rilindjes Kombëtare. Kontributi i vyer në zhvillimin e arsimit e kulturës vendase, i tre vëllezërve Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri të lindur në fshatin Frashër të Përmetit ka shënjuar historinë e vendit. Për të mësuar më shumë mbi këtë periudhë, veprat dhe përpjekjet e rilindasve, vzitoni shtëpinë muze të 3 vëllezërve Frashëri.
Regjistrohu për të rejat më të fundit mbi eventet në Përmet.