Shtigjet më të bukura të ecjes në natyrë për të apasionuarit pas aventurave
Shtigjet e shumta pyjore, shkëmbore, por edhe malore, livadhet mahnitëse e jo vetëm ofrojnë një larmi të madhe shëtitjesh në Përmet dhe zonën rreth e rrotull. Lugina e Vjosës, Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli me pyjet e mahnitshme të bredhit të egër dhe malin shkëmbor të Nemërçkës, lugina e Zagorisë ofrojnë disa nga shtigjet më të bukura të ecjes deri në lartësinë 2485 metrash. Shtegu i staneve, Lipë – Leusë – Lëshicë, Leusë – Dhëmbel – Lipë, Leusë-Sheper etj janë disa nga itineraret më të pëlqyera të ecjes që ju japin mundësinë të vizitoni fshatra të ndryshëm pranë Përmetit dhe të shijoni mrekullitë e natyrës. Disa nga këto itinerare ecjeje janë shëtitje relativisht të gjata, por shumë të bukura që ofrojnë pamje mahnitëse.
Regjistrohu për të rejat më të fundit mbi eventet në Përmet.