SPA në natyrë, terapi në bënjat termale të Bënjës
Çfarë do të ishte më relaksuese sesa të zhyteshit në një vaskë natyrale më ujë të ngrohtë, pas një dite të gjatë? Nuk na vjen asnjë përgjigje ndërmend veç banjave termale të Bënjës, të cilat ndodhen pak minuta larg qendrës së qytetit. Këto burime sulfurore burojnë nga çarje të thella tektonike në të dy anët e Kanionit të Lengaricës duke formuar gjashtë banja natyrale. Të njohura për vetitë e ndryshme terapeutike, ku uji arrin temeperaturën 28˚ Celsius, këto banja janë një destinacion mjaft popullor ndaj bëhuni gati edhe për një SPA në natyrë gjatë vizitës suaj në Përmet.
Regjistrohu për të rejat më të fundit mbi eventet në Përmet.